Ministri i Punëve të Brendshme, Xehlal Sveçla, deklaroi se tre policët e kidnapuar në veri vizitohen nga familjarët e tyre.
Gjatë konferencës për media, Sveçla tha se tre policët e Kosovës që po mbahen në paraburgim në Serbi, janë vizituar dje nga familjarët e tyre, derisa njoftoi se tashmë u kanë shkuar edhe barnat për të cilat kanë nevojë.
“Familjarët i kanë vizituar ata. Ne jemi në përkrahje të çfarëdo nevoje që këta policë kanë dhe patjetër edhe të familjeve të tyre. Barnat tashmë është raportuar se kanë shkuar dhe ne përveç se kërkojmë presim po ashtu që këta zyrtarë policor të lirohen sa më parë. Kidnapimi i tyre është edhe një dëshmi se Serbia nuk ka ndryshuar fare nga ajo e viteve të ’90 ku edhe i shkaktoi katër luftëra”, ka thënë Sveçla./