RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Granatat e konfiskuara në Zveçan, janë përdorur në sulmin e 29 majit ndaj KFOR-it

kurti:-granatat-e-konfiskuara-ne-zvecan,-jane-perdorur-ne-sulmin-e-29-majit-ndaj-kfor-it

Kryeministri i Kosovës ka reaguar pasi Policia e Kosovës në Bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës kanë parandaluar një sulm terroristë duke zbuluar në Zveçan, 100 metra afër objektit të komunës, një veturë me shumë armë, municion e pajisje të ndryshme ushtarake.

Ai tha se sasia e madhe e armatimit të gjetur tregon për përmasat e aksionit të planifikuar e të pasojave të parandaluara.

“Panorama e këtij organizimi terrorist është e qartë: vetura me targa të Beogradit, pronë e ndërmarrjes shtetërore të hekurudhave të Serbisë; armatimi i gjetur i gjithi prodhim i Serbisë, ndër to granata të dorës prodhuar në vitin 2021, të tilla që janë përdorur në sulmin e 29 majit 2023 në Zveçan kundër ushtarëve të KFOR-it; jelekë me mbishkrime të njësiteve ruse, serbe dhe logo e shenja identifikuese të organizatës “Severna Brigada”, si dhe mjete shpërthyese të përdorura më herët nga formacioni ilegal me aktivitete kriminale “Mbrojtja Civile”. Sasia e madhe e armatimit të gjetur tregon për përmasat e aksionit të planifikuar e të pasojave të parandaluara”.

Ai më tej, ka thënë se Serbia qartazi është e pozicionuar për përshkallëzim të situatës.

“Përveç agresionit që Serbia ka ndërmarrë ndaj Republikës së Kosovës duke rrëmbyer 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës brenda territorit tonë në 14 qershor 2023, ajo luftimin e rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës e ka çuar një hap me tutje me organizimin e sulmeve terroriste. Unë i jam falënderues PK-së dhe AKI-së për punën që po bëjnë gjithë këto kohë në ruajten e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë dhe në parandalimin e krimit e terrorizmit në atë pjesë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Related posts

SHBA godet më shumë se 80 objektiva në një raund të ri “sulmesh hakmarrëse” kundër Iranit

Kushtrim Guraj

Turqi, zjarr në një ndërtesë 8-katëshe në Izmir – VIDEO

admin

Kurti – Lajçak: Qeveria është e angazhuar për dialog parimor, si dhe zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë

admin