RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia anulon konkursin për gradim në gradën rreshter

policia-anulon-konkursin-per-gradim-ne-graden-rreshter

Policia e Kosovës ka anuluar konkursin për gradim në gradën rreshter i cili ka qenë i shpallur nga data 12.02.2024.

Sipas komunikatës për media, thuhet se procesi i cili ishte përfshirë me shkrim ka qenë i përgatitur mirë, por një numër i kandidatëve në këtë proces kanë qenë të pakënaqur.

Pas ankesave policia ka bërë të ditur se ka angzhuar staf ku është përfshirë edhe Inspektorati i Policisë dhe me qëllim të eleminimit të palnaqësive është vendosur të anulohet konkursi.

“Bazuar në të gjeturat e stafit policor të angazhuar për analizim të procesit si dhe raportit të inspektimit të IPK-së, është vlerësuar se procesi ka qenë në përgjithësi i rregullt dhe mirë i organizuar, përjashtimisht disa procedurave dhe çështjeve teknike e administrative, për të cilat IPK-ja ka dhënë rekomandimet e saja.
Andaj, me qëllim të eliminimit të të gjitha paqartësive dhe ruajtjes së kredibilitetit të procesit të cilat mund të zbehin imazhin e Policisë së Kosovës, si dhe bazuar në rekomandimet e IPK-së, Policia e Kosovës merr vendim për anulimin e konkursit për gradim në gradën rreshter të shpallur me 12.02.2024”, bëhet e ditur në komunikatë

Sipas PK-së bazuar edhe në rekomadimet nga IPK-ja do të nisin përgaditjen për hapjen sa më shpejtë të konkursit të ri.

“Policia e Kosovës, bazuar në të gjeturat dhe rekomandimet e IPK-së, pas rishikimit të procedurave dhe implementimit të ndryshimeve dhe rekomandimeve të IPK-së, do të fillojë me të gjitha përgatitjet e nevojshme administrative dhe logjistike, që procesi i gradimit për rreshter të vazhdohet sa më parë që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.

Related posts

Zjarri në Greqi më i madhi ndonjëherë i regjistruar në BE

rezart morina

Qeverisë i kërkohet ta ndal projektligjin që kontrollon mediat online

admin

Kina shënon fundin e pandemisë ndërsa protestuesit “po zhdukën”

rezart morina