RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Policia bastis vilat e Radojiçiqit

​policia-bastis-vilat-e-radojiciqit

Pronat nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq, janë në mesin e objekteve që po bastisen sot nga Policia e Kosovës në kuadër të aksionit që po zhvillohet në veri të vendit, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas videove të publikuara nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Radojiçiq ishte pjesë e grupit terrorist të sulmit terrorist të 24 shtatorit që ndodhi në Banjskë të Zveçanit. Ai është i sanksionuar i ShBA-së dhe i kërkuar nga institucionet e Kosovës.

Policia e Kosovës ka nisur sot në orët e hershme një aksion në pesë lokacione të veriut të vendit.

Drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se deri më tash gjithçka ka shkuar mirë.

“Policia ka ndërmarr një aksion të gjerë nëpër disa lokacione në veri dhe deri tash gjithçka është duke shkuar mirë dhe sipas planit”, ka thënë shkurt Elshani.

Ai nuk ka dhënë detaje shtesë.

Related posts

Presidenti kinez Xi Jinping viziton Korenë e Veriut pas 7 vitesh, zotohet për zgjerim të lidhjeve

admin

Analiza e VOA: Çfarë nënkupton falja e 30 të burgosurve politikë nga Presidenti Lukashenko?

admin

Arabia Saudite: Marrëveshja me Iranin bazohet në mosndërhyrjen në punët e vendeve të tjera

admin