RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia dhe Prokuroria me aksion në disa lokacione në Kosovë

policia-dhe-prokuroria-me-aksion-ne-disa-lokacione-ne-kosove

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, janë duke realizuar një aksion në disa lokacione.

Aksioni i cili ka nisur në mëngjes dhe po vazhdon ende, ka të bëjë me dyshimet mbi kryerjen e veprave penale “Mashtrimi në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, njofton se nën udhëheqjen e kësaj prokurorie, më konkretisht nga Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim të plotë me Policinë dhe pas aprovimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është duke u zhvilluar një aksion që nga mëngjesi, përfshirë disa lokacione në nivel në Kosovës, mbi dyshimin e kryerjes së veprave penale nga persona zyrtarë e qytetarë, më konkretisht dyshim mbi kryerjen e veprave penale “Mashtrimi në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi””, ka deklaruar Ulaj.

Ajo ka shtuar se Prokuroria Themelore në Prishtinë do t’iu njoftojë me kohë për zhvillimet nga ky aksion, pasi të mbarojë i tëri.

Related posts

Norvegjia, Spanja dhe Irlanda shpallin njohjen e Palestinës

admin6

FOTO/ Aksidentohet eskorta që shoqëronte kryeministrin e Hungarisë në Gjermani, vdes një oficer policie, një tjetër plagoset

admin

Shoqata Mavi Marmara përgatitet të nisë një tjetër flotë anijesh me ndihma për Gazën

admin