RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia e Kosovës arreston personin e dyshuar që shkaktoi dhunë ndaj KFOR-it me 29 maj në Zveçan

policia-e-kosoves-arreston-personin-e-dyshuar-qe-shkaktoi-dhune-ndaj-kfor-it-me-29-maj-ne-zvecan

Sot me datë 24.07.2024, pas një pune hetimore dhe operative të ekipeve të Policisë së Kosovës është lokalizuar në rajonin e Mitrovicës Jug, i dyshuari me iniciale (D.D.) ndaj të cilit ishte ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, lidhur me rastin e sulmit ndaj autoriteteve/forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë me datë 29.05.2023, i identifikuar si njëri ndër personat që ka përdor dhunë në mënyrë aktive në Zveqan, dhe si i dyshuar për veprat penale:

Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës
Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare
Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi dhe
Sulm ndaj personit zyrtar
Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Related posts

Haradinaj: I kemi votat për inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj Kurtit

rezart morina

Drejtoi veturën në 204 km/h, Policia në Prizren e gjobiti shoferin me 300 euro dhe ndalim të vozitjes për tre muaj

admin

U raportua se takoi ambasadorin serb në SHBA, DASH: Radoiçiç, kriminel që duhet të mbahet përgjegjës

admin