RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia e Kosovës deklarohet për situatën në veri

policia-e-kosoves-deklarohet-per-situaten-ne-veri

Policia e Kosovës ka thënë se situata në veri të Kosovës është e qetë.

E shtuna shënon ditën e tetë prej kur serbët lokalë kanë ngritur barrikadat në rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak – të cilat lidhin Kosovën me Serbinë – si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

“Barrikadat nuk kanë lëvizur, por nuk ka ndonjë zhvillim apo incident të raportuar. Është qetë”, ka thënë Drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Sipas autoriteteve të Kosovës, Pantiq ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në fillim të muajit dhjetor.

Autoritetet e Kosovës kanë bërë përpjekje për të organizuar zgjedhjet lokale në veri, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të përfaqësuesve të serbëve atje për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.

Pas sugjerimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, zgjedhjet janë shtyrë në prill të vitit të ardhshëm.

Related posts

BE mirëpret Qeverinë e re të Kosovës, Kallas: Moment i ri për të avancuar marrëdhëniet tona! Prioritet duhet të jenë reformat

admin

Çdo i treti rus do të jetë musliman, Moska planifikon themelimin e një banke islame

admin

McCarthy zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve pas 15 rundesh votimi

admin