RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia e Kosovës deklarohet për zgjedhjet në Veri të Mitrovicës

policia-e-kosoves-deklarohet-per-zgjedhjet-ne-veri-te-mitrovices

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme policore me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në komunat veriore të Kosovës.

Përmes një komunikate për media PK, ka theksuar se zbatimi i planit operativ është duke u realizuar konform fazave të parapara me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt dhe të qetë.

“Zbatimi i planit operativ është duke u realizuar konform fazave të parapara me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë procesit të votimit sot, siç e quajmë në ditën (z), ku janë angazhuar zyrtarë policorë në numër të mjaftueshëm. Synimi i PK-së si çdo herë mbetet, që përmes realizimit të detyrave në mënyrë profesionale të garantojë ushtrimin e lirë të së drejtës së votës, të ndërmarrë veprime parandaluese ndaj dukurive negative dhe aktiviteteve kriminale që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në vend.”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, policia thotë se vazhdojnë të inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit, KQZ-në dhe, të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë, me procesin zgjedhor apo edhe jashtë tyre, raportime këto të cilat do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.

Related posts

Spanja del kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian

admin

Altun: Turqia do të vazhdojë të ekspozojë propagandën izraelite

admin

Polonia do të rrisë sigurinë në kufirin me Bjellorusinë

rezart morina