RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia e Kosovës dhe KFOR-i me ushtrim të përbashkët në veri

policia-e-kosoves-dhe-kfor-i-me-ushtrim-te-perbashket-ne-veri

Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in, kanë realizuar sot një ushtrim të emëruar “ALAMO”, i cili u realizua në pjesën veriore të vendit.

Në njoftimin e Policisë thuhet se qëllimi i këtij ushtrimi ishte koordinimi, komunikimi dhe bashkëpunimi mes njësive policore dhe KFOR-it, për të siguruar një reagim të shpejtë dhe profesional ndaj çdo situate, ku kërkohet ofrimi i një ambienti të sigurt.

Pjesëmarrës të këtij ushtrimi nga Policia ishin njësitet relevante speciale të Policisë.

“Në këtë ushtrim është testuar koha e reagimit, pajisjet dhe komunikimi. Janë zbatuar taktika të reagimit me njësitet relevante policore. Ushtrimi ka përfunduar me sukses rreth orës 11:30. Policia e Kosovës dhe KFOR-i mbesin të përkushtuar, të angazhuar në ruajtjen e sigurisë për gjithë qytetarët e vendit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Related posts

Zgjedhjet e 7 qershorit, sot mbyllet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

RTI

Gjermania në vjeshtë me ‘Green Card’ për punëtorët e huaj, duhet t’i plotësoni këto tri kritere

admin

Vrasje në tentativë në Prishtinë

admin