RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia e Kosovës harton plan veprimi për sigurinë në trafik

policia-e-kosoves-harton-plan-veprimi-per-sigurine-ne-trafik

Policia e Kosovës e ka hartuar planin e radhës operacional, i cili ka ëpr qëllim shtimin e sigurisë në trafik, raporton teve1.info

Sipas një komunikate për medie të Policisë, plani Urdhri Operativ “Targeti”, u diskutua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha së bashku me drejtorët rajonal të Policisë si dhe me divizionin e trafikut.

Sipas një komunikate të Policisë së Kosovës, në këtë takim u diskutua për tema të ndryshme që prekin fushën e sigurisë, ndër të tjera për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e veprimtarive kriminale dhe uljen e trendit të krimit, sigurinë në trafik, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e prezencës policore.

“Gjatë këtij takimi u vlerësua se Plani Operativ ‘Goditja’ ka treguar dhe dhënë rezultate pozitive në fusha të ndryshme, ku u vlerësua që të vazhdohet edhe me plane konkrete në të ardhmen me qëllim të arritjes së objektivave strategjike dhe operative të PK-së.

Me qëllim të arritjes se rezultateve pozitive në vazhdimësi në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e veprimtarive kriminale dhe uljen e trendit të krimit, sigurinë në trafik, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e prezencës policore është hartuar Urdhri Operativ ‘Targeti’, i cili pritet të hyj në implementim e përmes së cilit parashihen veprime konkrete policore në të gjitha nivelet dhe rajonet policore”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, drejtori i Policisë ofroi mbështetjen e tij për pjesëtaret e PK-së, respektivisht drejtorët kompetentë në adresimin e çështjeve të rëndësishme me qëllim të arritjes së objektivave si dhe kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë punonjësit e PK-së në kryerjen e detyrave dhe avancimin e mëtejmë të punës policore në shërbim të qytetarëve të vendit.

Related posts

Dy persona gjenden pa shenja jete në një vilë në Pejë

Muhamet Ramadani

Turqi, nën rrënoja fotot dhe sendet personale të viktimave nga tërmeti

Muhamet Ramadani

Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë do të vendosë këtë javë mbi eksportet e diskutueshme të armëve në Izrael

Irfan Jahiu