RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Policia federale australiane: Sulmuesit në Bondi Beach po vepronin vetëm

policia-federale-australiane:-sulmuesit-ne-bondi-beach-po-vepronin-vetem

Komisionerja e policisë federale të Australisë, Krissy Barrett tha sot se babai dhe djali i akuzuar për të shtënat masive në fillim të këtij muaji në Bondi Beach në Sidnei po vepronin vetëm, transmeton Anadolu.

“Nuk ka prova se dy personat po vepronin si pjesë e një celule më të gjerë”, tha Barrett gjatë një përditësimi mbi operacionin kundër terrorizmit të nisur pas sulmit më 14 dhjetor, sipas Korporatës Australiane të Transmetimeve.

Në të shtënat, të cilat ndodhën gjatë një festimi të Hanukkah, 15 persona u vranë dhe rreth 42 të tjerë u plagosën. Një nga dy të dyshuarit për të shtënat u vra ndërsa tjetri u plagos rëndë.

Njëzet e katër vjeçari Naveed Akram është akuzuar për 59 vepra penale për të shtënat, përfshirë 15 akuza për vrasje. Barrett u tha mediave se nuk kishte prova se Naveed dhe babai i tij Sajid ishin udhëzuar nga të tjerë për të kryer sulmin.

“Duke pasur parasysh proceset gjyqësore të afërta dhe çështje të tjera të sigurisë, nuk mund të jap të gjitha detajet që kemi”, shtoi ajo.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese në konferencën për mediat mbrojti vendimin e qeverisë së tij për të mos thirrur një komision mbretëror kombëtar për sulmin, pavarësisht thirrjeve për ta bërë këtë.

“Kanberra është e përqendruar në bashkimin e vendit”, tha ai.

Related posts

KQZ-ja shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve në veri

admin

Senatorët amerikanë në Kosovë, priten në takim nga presidentja Osmani

Muhamet Ramadani

Turqi, rritet në 31.643 numri i viktimave si pasojë e tërmetit

admin