RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja miraton shitjen e pajisjeve ushtarake me vlerë 1.8 miliard dollarë në Danimarkë

shba-ja-miraton-shitjen-e-pajisjeve-ushtarake-me-vlere-1.8-miliard-dollare-ne-danimarke

Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka miratuar shitjen e avionit patrullues dhe zbulues detar P-8A, i cili mund të përdoret për shumë misione dhe ka aftësi mbrojtjeje kundër zjarrit indirekt si dhe pajisjeve përkatëse për Danimarkën, me një kosto prej 1.8 miliard dollarësh, transmeton Anadolu.

Agjencia e Bashkëpunimit të Sigurisë së Mbrojtjes pranë Departamentit amerikan të Shtetit ka bërë një njoftim me shkrim lidhur me shitjen e pajisjeve ushtarake Danimarkës.

Departamenti ka marrë vendim për të miratuar shitjen për qeverinë daneze të avionit patrullues dhe zbulues detar P-8A, i cili mund të përdoret për shumë misione dhe ka aftësi mbrojtjeje kundër zjarrit indirekt si dhe pajisjeve përkatëse me vlerë 1.8 miliard dollarë, thuhet në njoftim.

Vendimi i është dërguar Kongresit ndërsa kjo shitje do të mbështesë “objektivat e politikës së jashtme dhe qëllimet e sigurisë kombëtare të SHBA-së duke rritur sigurinë e Danimarkës, e cila është anëtare e NATO-s”.

Shitja do të rrisë aftësinë e Danimarkës për t’u përballur me kërcënimet aktuale dhe të ardhshme, duke siguruar një forcë që mund të marrë pjesë në operacionet e NATO-s ndërsa u tha se nuk pritet të ndryshojë ekuilibrin ushtarak në rajon.

Në njoftimin e Departamentit u bë e ditur se kontraktori kryesor do të jetë kompania “Boeing”.

Related posts

SHBA vendos sanksione ndaj komandantëve të RSF për mizoritë në Darfur, rriten paralajmërimet për gjenocid

Hevzi

Norvegjia kërkon armëpushim urgjent në Gaza

Muhamet Ramadani

Çerdhet publike nga sot në grevë

admin