Policia izraelite ka larguar tërë besimtarët nga xhamia Al-Aksa duke përdorur plumba çeliku të veshur me gomë dhe gaz lotsjellës.
“Xhamia është pastruar. Nuk ka më njeri brenda xhamisë Al-Aksa”, tha Natasha Ghoneim nga Al Jazeera, duke raportuar nga Jeruzalemi Lindor i pushtuar në mesnatë.
Autoritetet izraelite kanë pohuar se disa palestinezë “barrikaduan” veten brenda xhamisë.
Tradicionalisht, gjatë Ramazanit, muslimanët qëndrojnë gjithë natën zgjuar në xhami duke bërë namaz vullnetar dhe lutje në një proces të njohur si “i’tikaf”.
Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe ka thënë se të paktën gjashtë palestinezë janë plagosur nga policia izraelite që ka sulmuar xhaminë Al-Aksa në natën e dytë me radhë.
Israeli forces storm Al-Aqsa Mosque complex in occupied East Jerusalem for second night in a row and assault Palestinian worshippers at the site https://t.co/iBTPbi6liG pic.twitter.com/X6HLdKwsmL
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) April 5, 2023