RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Policia izraelite nxjerr jashtë adhuruesit dhe zyrtarët nga Xhamia Al-Aksa

policia-izraelite-nxjerr-jashte-adhuruesit-dhe-zyrtaret-nga-xhamia-al-aksa

Gjatë një bastisjeje në Mesxhid Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, policia izraelite nxori besimtarët që faleshin brenda, zyrtarë dhe rojet, raporton Anadolu.

Sipas dëshmitarëve okularë, policia izraelite bastisi Mesxhid Al-Aksanë, ndërsa gjatë bastisjes, ka nxjerrë besimtarët që faleshin, zyrtarët e xhamisë dhe rojet.

Veprimi i tillë i policisë izraelite është cilësuar “i rrezikshëm”.

Siç njoftohet, zyrtarët dhe rojet e vakëfit janë lejuar të kthehen sërish, ndërsa policia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për arsyet e bastisjes.

Në bastisjet e kaluara nga policia izraelite, zyrtarët dhe rojet e Aksasë nuk lejoheshin të dilnin, por veprimi i fundit është cilësuar si “i pazakontë”.

Related posts

Arabia Saudite njofton miliarda dollarë marrëveshje investimesh në samitin Arabo-Kinez

rezart morina

Sveçla: Policia serbe ka arrestuar Drejtorin e Administratës së Komunës së Leposaviqit

rezart morina

Truss deklarohet kundër dërgimit të trupave britanike në Ukrainë

admin