RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia jep detaje për aksidentin në Çagllavicë ku vdiq 35-vjeçari

policia-jep-detaje-per-aksidentin-ne-cagllavice-ku-vdiq-35-vjecari

Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në Çagllavicë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet (me targa të huaja). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.”, ka thënë Ahmeti.

Trupi i viktimës A.A., mashkull 35-vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me hetimin e rastit.

Related posts

Pas vizitës në SHBA, Osmani shkon në Gjermani, takim me presidentin Steinmeier

admin

Izraeli heq vizat për kosovarët

admin

Katër vjet burgim për gjashtë persona të përfshirë në rastin “Subvencionet II”

admin