Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në ofrimin e informatave në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
I dyshuari sipas policisë, kërkohet për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë.