RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia me aksion, arrestohen shtatë persona e sekuestrohen vetura, armë dhe municion

policia-me-aksion,-arrestohen-shtate-persona-e-sekuestrohen-vetura,-arme-dhe-municion

Policia e Kosovës ka njoftuar se me urdhër të Prokurorisë Speciale ka ndërmarr një aksion në shtatë lokacione të ndryshme të Kosovës.

Bëhet e ditur se në këtë aksion janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Derisa janë sekuestruar vetura, armë, municion, e mjete të konsiderueshme materiale.

“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale. Aksioni është zhvilluar në shtatë (7) lokacione të ndryshme me dyshimin se personat e ndaluar janë përfshirë në kryerjen e veprave penale, ‘’Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’”, thuhet në njoftim.

Related posts

Ministri i Jashtëm turk do të presë takimin e Platformës së Paqes për Ballkanin në Forumin e Diplomacisë në Antalya

RTI

Mbikalimi dhe nënkalimi në Veternik, kontrata e ndërtimit kap vlerën 8 milionë euro

admin

Ministrja izraelite paralajmëron: Do të kthehemi në Gaza

admin