RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia në Suharekë konfiskon drogë në vlerë prej 70 mijë euro

policia-ne-suhareke-konfiskon-droge-ne-vlere-prej-70-mije-euro

Katër persona të dyshuar dërgohen në mbajtje, konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro, sekuestrohen dëshmi tjera relevante gjatë operacionit antidrogë

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtëve iu është konfiskuar drogë në vlerë prej 70 mijë eurove.

Të arrestuarit dyshohen për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve”.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria dhe në vazhdën e operacionit policor është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit me iniciale S.S., në fshatin Grekoc të Suharekës dhe gjatë kontrollit si prova/dëshmi materiale janë sekuestruar:

Pesë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 50.600 Kilogram
Një pushkë gjuetie dhe 30 fishek;
Një diviar;
Një veturë;
Një telefon Samsung me kartela të operatorëve Vala dhe Ipko;
Një peshore digjitale;
Para të gatshme rreth 1 mijë e 425 euro;
Një telefon Samsung;
Një telefon Iphone XS;
Një Telefon Nokia;
Një veturë BMW.
Të dyshuarit e arrestuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Related posts

Mediat izraelite: Izraeli vendosi kushte për shkëmbimin e pengjeve dhe armëpushimit në Gaza

admin

Gjermania dhuron pesë kamionë ushtarakë për Kosovën

admin

Presidenti kinez bën thirrje që ushtria e shtetit të bëhet “mur i fortë çeliku”

admin