RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia nis fushatën informuese për Ligjin për të Huajt dhe Ligjin për Automjetet

policia-nis-fushaten-informuese-per-ligjin-per-te-huajt-dhe-ligjin-per-automjetet

Nga sot kanë hyrë në fuqi Ligji për Komunikacion dhe Ligji për të Huajt, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur një fushatë vetëdijesuese në pikat kufitare të vendit, përfshirë pikën kufitare Jarinje.

Në kuadër të kësaj fushate, qytetarët serbë që hyjnë në Kosovë po informohen nga zyrtarët policorë lidhur me hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve dhe procedurat që parashihen me to. Periudha informuese do të zgjasë deri më 15 mars.

Disa nga qytetarët serbë që kanë hyrë në Kosovë përmes territorit të Serbisë kanë deklaruar për Teve1 se janë njoftuar nga Policia e Kosovës për ligjet e reja dhe se zbatimi i tyre i plotë do të nisë pas përfundimit të fushatës informuese.

“Jemi informuar nga Policia e Kosovës për këto dy ligje. Nga 15 marsi do të hyjnë në zbatim pas përfundimit të periudhës informuese”, ka deklaruar një vizitor që ka hyrë nga Serbia në Kosovë përmes pikës kufitare Jarinje.

Lidhur me këtë, Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet do të zhvillohet në disa faza.

Sipas tij, faza e parë parasheh shpërndarjen e materialeve informuese për vizitorët që hyjnë në Kosovë përmes vendkalimeve kufitare, me qëllim të njoftimit të tyre për rregullat dhe procedurat e reja ligjore.

Bislimi theksoi se kjo fazë do të zgjasë deri më 15 mars, periudhë gjatë së cilës qytetarët dhe vizitorët do të kenë mundësi të informohen dhe të përshtaten me ndryshimet ligjore. Pas kësaj date, do të fillojë zbatimi i plotë i të gjitha procedurave dhe rregullave të përcaktuara me ligjet e reja.

Related posts

E rëndë në Kosovë, i mituri plagoset nga kushëriri polic, përfundon në spital në gjendje të rëndë

admin

Një restorant në Paris akuzohet për ndarjen e klientëve sipas ngjyrës së lëkurës

admin

Largimi i Joe Biden nga gara presidenciale, i pari në histori që prej tërheqjes së Lyndon Johnson në 1968

admin