RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rinumërimi përfundon në 15 komuna

rinumerimi-perfundon-ne-15-komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i rinumërimit është përmbyllur në 15 komuna, ndërkohë që rinumërimi do të vazhdojë në komunat e tjera me radhë.

Deri më tani sipas KQZ-së janë rinumëruar 216 nga 914 vendvotime, për të cilat KQZ-ja ka marrë vendim që të rinumërohen pasi ka dyshime për mospërputhje të votave për kandidatët për deputetë.
“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e premte, 16 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 216 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (1/8) dhe Pejë (1/14)”, thuhet në njoftim.

Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).

Sipas vendimit të KQZ-së në nivel vendi, rinumërimit do t’i nënshtrohen 36 për qind të vendvotimeve.

Related posts

Ja një vështrim mbi zhvillimet kryesore të së dielës në Lindjen e Mesme

RTI

Mbrojtja turke do të prezantojë armë të reja të kalibrit të mesëm në tregun amerikan

RTI

Fillon rishtaz gjykimi për masakrën në Mejë, mbahet seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve

Irfan Jahiu