RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia njofton se mjeti i gjetur në Tokbashqe, nuk ishte shpërthyes

policia-njofton-se-mjeti-i-gjetur-ne-tokbashqe,-nuk-ishte-shperthyes

Në orët e hershme të mëngjesit është raportuar për një mjet shpërthyes në Tokbashqe.

Sipas policisë, pas ndërmarrjeve të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes.

Kështu e ka konfirmuar për tëvë1.info zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se bëhet fjalë për një pajisje të veturës, ndërsa pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes. Bëhet fjalë për një pajisje të veturës. Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim”, ka deklaruar Ahmeti.

Related posts

E zhdukur për më shumë se një muaj, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

admin

Dhjetëra palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës

Muhamet Ramadani

5 palestinezë të vrarë dhe 18 të plagosur nga sulmi izraelit ndaj një apartamenti në Gaza pavarësisht armëpushimit

Irfan Jahiu