Policia e Kosovës në orët e vona të ditës së djeshme, gjatë patrullimit në fshatin Koshtovë të Leposaviqit, ka ndaluar tri automjete të dyshuara.
Gjatë kontrollit, njësitet e policisë kanë gjetur paketa me filtër të cigareve të cilat kishin për synim të tregtoheshin ilegalisht në territorin e Kosovës.
“Sipas deklaratave të personave të dyshuar malli është sjell nga një person prej Novi Pazarit-Serbi në fshatin Soqanicë-Leposaviq, ku me pas ata e kanë ngarkuar mallin nëpër automjete për destinim në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.
Dy nga automjetet janë konfiskuar, bëhet e ditur tutje.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokuroria kompetente dhe me urdhër të tyre konfiskohen dy nga automjetet dhe malli, përderisa është iniciuar rasti ”Tregti e ndaluar” në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.