RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia po interviston dy të dyshuar për shpërndarjen e fletushkave ku bëhej thirrje për sulm në veri

policia-po-interviston-dy-te-dyshuar-per-shperndarjen-e-fletushkave-ku-behej-thirrje-per-sulm-ne-veri

Policia e Kosovës është duke intervistuar dy persona të dyshuar për shpërndarjen e fletushkave në veri të Mitrovicës, në të cilat bëhet thirrje për sulm ndaj Policisë së Kosovës.

Sipas burimeve të Tëvë 1 brenda PK-së ata janë sjellë në stacion për intervistim në orët e mbrëmjes të martën.

Të njëjtat burime, kanë bërë të ditur se njëri nga të dyshuarit është edhe drejtori i sallës se Sportit ne Mitrovice te veriut, ne te cilën është mbajtur edhe peticioni i grupit nismëtar serb për shkarkimin e kryetarit, Erden Atiq.

Lajmin për teve1.info, e konfirmoi edhe Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani, i cili njoftoi se sot në Mitrovicë kanë bastisur 4 lokacione lidhur me rastin e thirrjes për rezistencë, me ç’rast kanë ndaluar dy persona, teksa janë në kërkim për të tretin.

“Sot gjatë orëve të pasdites në Mitrovica Veri i kemi bastis 4 lokacione në lidhje me rastin e thirrjes për rezistencë dhe i kemi ndalu dy persona, ndërsa jemi në kërkim edhe të një personi të tretë. Pas intervistimit të tyre do të vendoset për veprimet e tjera. Të dyshimtët e ndaluar G.K. (1978) dhe D.S.(1971)”, njoftoi Elshani.

Related posts

Kosova përfiton tre grante prej mbi 57 milionë eurosh nga Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor

admin

Zelensky do t’i drejtohet parlamentit zviceran

rezart morina

Shtatzëna e vrarë kishte urdhër-mbrojtjeje për 6 muaj, i dyshuari kishte aktakuzë për kanosje

admin