RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia sekuestron 174 pajisje të kriptovalutave në Zubin-Potok

policia-sekuestron-174-pajisje-te-kriptovalutave-ne-zubin-potok

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar të premten se Policia e Kosovës ka sekuestruar 174 pajisje të paligjshme për mihje të kriptovalutave në Zubin-Potok.

Përmes Twitterit, Rizvanolli ka thënë se mospagesa e faturave të energjisë elektrike nxit aktivitete të tilla. Dhe ka shtuar se për këtë arsye Serbia po e bllokon zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë.

“Policia ka sekuestruar 174 pajisje të paligjshme të kripto-minimit në Zubin-Potok. Mospagesa e faturave të energjisë elektrike nxit aktivitete të tilla të paligjshme. Kjo është arsyeja pse Serbia bllokon zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë”, ka shkruar Rizvanolli.

Tutje, ajo ka shkruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha angazhimet, ndërsa tani është “koha që edhe pala tjetër të bëjë të njëjtën gjë, urgjentisht”.

Rizvanolli në një intervistë në “60 Minuta” të KTV-së ditë më herët ka thënë se aksionet e Policisë për sekuestrimin e pajisjeve për mihje të kriptovalutave kanë sjell rezultat në kursimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore.

Related posts

Lufta në Gaza/ “Tragjedi humanitare”- Turqia ndalon tregtinë me Izraelin! Tel Aviv akuzon Erdogan: Po vepron si diktator! Shpërfilli interesat e biznesmenëve

admin

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme

admin

Vjen reagimi nga Shtëpia e Bardhë për dakordimin në Ohër

admin