RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia sekuestron 174 pajisje të kriptovalutave në Zubin-Potok

policia-sekuestron-174-pajisje-te-kriptovalutave-ne-zubin-potok

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar të premten se Policia e Kosovës ka sekuestruar 174 pajisje të paligjshme për mihje të kriptovalutave në Zubin-Potok.

Përmes Twitterit, Rizvanolli ka thënë se mospagesa e faturave të energjisë elektrike nxit aktivitete të tilla. Dhe ka shtuar se për këtë arsye Serbia po e bllokon zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë.

“Policia ka sekuestruar 174 pajisje të paligjshme të kripto-minimit në Zubin-Potok. Mospagesa e faturave të energjisë elektrike nxit aktivitete të tilla të paligjshme. Kjo është arsyeja pse Serbia bllokon zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë”, ka shkruar Rizvanolli.

Tutje, ajo ka shkruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha angazhimet, ndërsa tani është “koha që edhe pala tjetër të bëjë të njëjtën gjë, urgjentisht”.

Rizvanolli në një intervistë në “60 Minuta” të KTV-së ditë më herët ka thënë se aksionet e Policisë për sekuestrimin e pajisjeve për mihje të kriptovalutave kanë sjell rezultat në kursimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore.

Related posts

Kancelari gjerman Merz kritikon ashpër strategjinë e re të sigurisë së SHBA-së

Muhamet Ramadani

Dodik takohet me zyrtarë amerikanë në Washington disa muaj pasi iu hoqën sanksionet

Muhamet Ramadani

“Ferrari” u shkrumbua pasi ecte me 200 km në orë. Pas shqiptarit, identifikohet viktima e dytë. Kush modelja. 40-vjeçari la gruan me fëmijët në shtëpi

admin