Autoritetet policore kanë kryer bastisjen më të madhe të drogës në territorin italian në brigjet jugore të Sicilisë, ka bërë të ditur policia italiane të premten, shkruan AP.
Policia kufitare e Guardia di Finanza ka njoftuar në një deklaratë se autoritetet filluan ta monitoronin një anije të dyshimtë që po mbante një pozicion jashtë ujërave territoriale italiane në Ngushticën e Sicilisë.
Policia kishte siguruar imazhe të pakove të shumta në kuvertën e anijes, të cilat më pas u hodhën në det për t’u mbledhur nga një varkë peshkimi në pritje.
Policia kufitare italiane e ka sekuestruar varkën e peshkimit dhe gjeti gjithsej 5.3 tonë kokainë, me vlerë rreth 850 milionë euro. Në bastisje u arrestuan pesë persona.
#GDF e #DDA #Palermo sequestrate oltre 5,3 tonnellate di cocaina, per un valore di oltre 850 milioni di euro, e un’imbarcazione. Arrestate 5 persone.#NoiconVoi pic.twitter.com/c5PdVHPBPp
— Guardia di Finanza (@GDF) July 21, 2023