Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim mbi 160 persona për vepra të ndryshme penale në katër komunat e veriut të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar në një intervistë për gazetën “Zëri” zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
“Numri i qytetarëve të shpallur në kërkim nga ajo zonë është 165”, ka bërë të ditur Elshani për Zeri.info.
Elshani në intervistën dhënë gazetës “Zërit” ka folur edhe për sfidat me të cilat është përballur Policia në veri gjatë vitit 2023, sulmin terrorist të 24 shtatorit dhe nëse ekziston rreziku që një sulm i ngjashëm të përsëritet.