RTV AHIRETI
Lajme

Policisë së Kosovës i shtohen edhe 445 policë të rinj, Kurti: Nderoni uniformën dhe punën tuaj

policise-se-kosoves-i-shtohen-edhe-445-police-te-rinj,-kurti:-nderoni-uniformen-dhe-punen-tuaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës.

Kurti ka shtuar se është gjithmonë ndjenjë e veçantë sa herë që bashkohet në ceremonitë e diplomimit të policëve të rinj të Kosovës dhe ushtarëve të rinj.

Kryeministri ka thënë se Kosova rri mbi shtyllat e progresit të vazhdueshëm social, ekonomik e kulturor në njërën anë dhe një vendi të sigurte dhe euroatlantik në anën tjetër.

“Vendit tonë sot do t’i shtohen edhe 445 policë të rinj që do të shërbejnë gjithandej nëpër Kosovë, duke i dhënë një masë përforcuese kolegëve tjerë polic. Nga 445 policët që diplomojnë sot, 345 janë djem, 100 vajza. 357 policë janë shqiptar dhe 88 nga komunitetet jo shumicë, prej tyre 37 janë serb, 27 boshnjakë, 7 turq, 7 egjiptian, 6 ashkali dhe 4 janë rom. Respektoni dhe nderoni uniformen dhe punën tuaj”, tha Kurti. /Telegrafi/

The post Policisë së Kosovës i shtohen edhe 445 policë të rinj, Kurti: Nderoni uniformën dhe punën tuaj first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Erdoğan: Marrëveshja e drithërave të Deti të Zi duhet të vazhdojë duke adresuar mangësitë

admin

BE 1,23 miliardë euro për iniciativat për shëndetin mendor

rezart morina

Serbët protestojnë në Graçanicë, Policia mbyll rrugën kryesore

admin