RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Politikanë nga Lugina në Bruksel, do të diskutohet për pozitën e vështirë e pakicës shqiptare në Serbi

politikane-nga-lugina-ne-bruksel,-do-te-diskutohet-per-poziten-e-veshtire-e-pakices-shqiptare-ne-serbi

Këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se ajo bashkë me anëtarë të tjerë të delegacionit të Preshevës, nga nesër do të kenë takime me përfaqësues të Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian.

Sinani ka shkruar se në këto takime do ta ngrisin problematikën e qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshëvës.

“Për tre ditë në Bruksel do të zhvillojmë 12 takime me udhëheqësit më të lartë të Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian. Pozita e vështirë e pakicës shqiptare në Serbi dhe diskriminimi konsistent do të jenë thelbi dhe tema kryesore e këtyre takimeve jashtëzakonisht të rëndësishme, ka shkruar Sinani.

Ajo tutje ka kërkuar reciprocitet të të drejtave mes minoritetit shqiptar në Serbi dhe atij serb në Kosovë.

“Kushtëzimi i rrugëtimit të Serbisë në integrimet evropiane do të duhej të kushtëzohej me realizimin dhe plotësimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi në përgjithësi, e në veçanti në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”.

Related posts

DASH mbron Lajçakun pas akuzave të Kurtit

rezart morina

Bisedimet për dinarin sërish pa rezultat, kryenegocatori i Kosovës: Serbia ka qëndrime shqetësuese

admin

Ambasadori gjerman takohet me presidenten Osmani

admin