Ka përfunduar takimi i 29-të i Këshillit Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), i cili u mbajt në qytetin Lodz të Polonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Teksa përfundoi takimi 29-të të Këshillit Ministror të OSBE-së i kryesuar nga Polonia, ministri i Jashtëm polak, Zbigniew Rau, mbajti fjalën përmbyllëse, ku ai theksoi se suksesi i organizimit është i lidhur me anëtarët.
Rau foli për rëndësinë e diplomacisë dhe theksoi se diplomacia mund të ndryshojë çdo gjë.
Në takimin ku morën pjesë 56 nga 57 vende anëtare të OSBE-së, nuk u ftua ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov.
Përgjatë takimit u diskutua lufta Rusi-Ukrainë dhe zhvillimet rajonale.
Në takim u zhvilluan shumë takime dypalëshe mes zyrtarëve dhe në pah dolën deklaratat që kritikojnë Rusinë dhe që i bëjnë thirrje asaj për diplomaci.
Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vendi i të cilit në vitin 2023 do të marrë kryesimin me OSBE-në.