RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Japonia rrit 50 për qind buxhetin për mbrojtjen

japonia-rrit-50-per-qind-buxhetin-per-mbrojtjen

Për pesë vitet e ardhshme, Japonia do të rrisë 50% buxhetin për mbrojtjen, vendosi sot qeveria e kryeministrit Fumio Kishida.

Ky vendim i çon shpenzimet ushtarake në dy për qind të PBB-së, njësoj me nivelin e vendeve anëtare të NATO-s.

Mes viteve 2023-2027 shpenzimet do të jenë mes 40-43 trilionë jenë, ekuivalente me 285 miliardë euro.

Sipas medias japoneze, vendi do të blejë deri në 500 raketa ”Tomahawk”, prodhuar në SHBA, për të qenë në gjendje të përballojë kërcënimet e mundshme të testeve bërthamore nga Koreja e Veriut.

Gjithashtu shqetësuese është prania gjithnjë në rritje e Kinës në rajonin e Azi-Paqësorit, e nxitur nga procesi i destabilizimit të Rusisë fqinje, pas konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë.

Vendimi i Tokios është pritur me kritika të shumta nga publiku, nëse kemi parasysh se vendi ka një Kushtetutë pacifiste.

Related posts

Gomonet që vrasin fëmijë i drejton dora e burrështetasve që e vranë Shqipërinë

admin

Osmani: E rrezikshme të kesh fqinj si Serbia, FSK e NATO do parandalojnë skenarët e Vuçiqit

rezart morina

Meksika dërgon qentë e saj të famshëm të kërkimit-shpëtimit në Turqi

rezart morina