RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Polonia do të dërgojë 2 mijë ushtarë shtesë në kufirin e saj me Bjellorusinë

polonia-do-te-dergoje-2-mije-ushtare-shtese-ne-kufirin-e-saj-me-bjellorusine

Zëvendësministri i brendshëm i Polonisë, Maciej Wasik tha se në kufirin e tyre me Bjellorusinë do të dërgojnë 2 mijë ushtarë shtesë, të cilët janë dyfishi i shifrës së njoftuar më parë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve të Polonisë, PAP, Wasik shprehu se vendimi për dërgimin e ushtarëve është marrë në Këshillin e Ministrave.

Rojet Kufitare të Polonisë në fillim të javës kërkuan nga ministria e mbrojtjes dërgimin e një mijë ushtarëve shtesë në kufirin me Bjellorusinë.

Përforcimi u miratua nga ministri i mbrojtjes Mariusz Blaszczak, njoftoi Wasik. “Ky përforcim nuk do të jetë një mijë por dy mijë. Ky vendim u mor nga ministri Blaszczak”, tha ai.

Sipas Wasik ushtarët do të mbërrijnë në zonat e detyrës brenda dy javëve të ardhshme për të mbështetur rojet kufitare në Podlaskie ve Lubelskie që ndodhen në kufi me Bjellorusinë.

Kohët fundit në afërsi të kufirit të Polonisë u vërejtën anëtarë të grupit mercenar Wagner, ndërsa edhe kryeministri Mateusz Morawiecki tha se ky zhvillim synon destabilizimin e situatës në krahun lindor të NATO-s.

Sipas medias së Polonisë, në kufirin e vendit me Bjellorusinë aktualisht krahas 2 mijë ushtarëve ushtrojnë detyrën edhe qindra policë dhe roje kufitare.

Related posts

Raport: Dhjetëra xhami të sulmuara në Gjermani në vitin 2022

admin

Kurti publikoi pamje me forcat serbe afër kufirit me Kosovën, reagon misioni ndërkombëtar KFOR

admin

SHBA lëshoi ndihma humanitare nga ajri në veri të Gazës

admin