RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Serbia nën ujë/ Gjendje e jashtëzakonshme në 26 qytete për shkak të reshjeve të dendura

serbia-nen-uje/-gjendje-e-jashtezakonshme-ne-26-qytete-per-shkak-te-reshjeve-te-dendura

Gjendja e jashtëzakonshme është vendosur në 26 qytete të Serbisë për shkak të reshjeve të dendura, ndërsa 62 persona janë evakuuar.

“Për momentin gjendja e jashtëzakonshme është vendosur në 26 qytete dhe rrethe. Mbrëmë dhe në mëngjes është krijuar një situatë kritike në qytetet Krushevc, Jagodina, Kragujevc dhe Sombor, ku për shkak të reshjeve të dendura uji ka vërshuar oborret dhe objektet e banimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ministria raportoi se situata më kritike është krijuar në qytetin e Çaçakut. Më shumë se 200 ndërtesa u përmbytën atje pasi kanalizimet e shiut nuk mund të përballonin reshjet.

Sipas ministrisë, 762 zjarrfikës dhe ekipe shpëtimi po punojnë për eliminimin e pasojave të stuhive. /ora

Related posts

Policia belge ndalon shtatë të dyshuar për planifikim të sulmit terrorist

admin

Ushtria izraelite arreston 20 palestinezë në Bregun Perëndimor

admin

Zbulohen logot për 15 vjetorin e pavarësisë dhe 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Muhamet Ramadani