RTV AHIRETI
Lajme

Polonia planifikon të ndërtojë murin e vet kundër dronëve

polonia-planifikon-te-ndertoje-murin-e-vet-kunder-droneve

Polonia synon të fillojë zhvillimin e një sistemi kundër dronëve brenda disa muajve të ardhshëm, pa pritur që të zbatohet iniciativa e Bashkimit Evropian për murin kundër dronëve.

Këto plane i ka zbuluar zëvendësministri polak i Mbrojtjes, Cezary Tomczyk në një intervistë me Bloomberg

“Ne pajtohemi me idenë e forcimit të mbrojtjes së qiellit në të gjithë Bashkimin Evropian dhe jemi të gatshëm të shqyrtojmë propozime ose zgjidhje të jashtme. Por ne u japim përparësi projekteve kombëtare”, shtoi ai.

Tomczyk tha në nëntor se ministria do të njoftojë investime në teknologji për zbulimin, bllokimin dhe neutralizimin e dronëve armiqësorë si pjesë e një programi më të gjerë të mbrojtjes ajrore.

Ai nuk specifikoi shumën e investimit, por tha se qëllimi ishte që kompanitë polake të merrnin të paktën gjysmën e kontratave, transmeton Telegrafi.

Tomczyk theksoi se muri kundër dronëve i BE-së mund të “plotësojë” sistemin e Polonisë në të ardhmen.

Ai shtoi se ministria planifikon të përdorë programin e ri të kredisë mbrojtëse SAFE të BE-së për të financuar mburojën kundër dronëve të vendit, por nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme.

 

Bloomberg vuri në dukje se, duke pasur parasysh kufijtë e Polonisë me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën, ajo kishte marrë ndarjen më të madhe fillestare në kuadër të programit SAFE – 43.7 miliardë euro.

Qeveria dëshiron që elementët e parë të rinj të sistemit anti-dron të bëhen funksionalë brenda tre muajve pas njoftimit, me të gjithë sistemin plotësisht funksional brenda dy viteve.

“Një armë kundër-dron duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Ajo duhet të përbëhet nga sensorë dhe efektorë të ndryshëm që veprojnë njëkohësisht, së pari duke zbuluar dhe identifikuar objektet, dhe më pas duke i neutralizuar ato”, tha Tomczyk.

Ai shtoi se iniciativat e reja anti-dron do të bëheshin “një shtresë tjetër” e rrjetit të mbrojtjes ajrore të vendit, së bashku me sistemet me rreze të gjatë dhe të mesme të vendosura tashmë.

The post Polonia planifikon të ndërtojë murin e vet kundër dronëve first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Finlanda shkon drejt zgjedhjeve të dielën

Muhamet Ramadani

Izraeli mbyll Xhaminë Ibrahim në Hebron, vendos orë policore ndaj palestinezëve për festën hebraike

Muhamet Ramadani

Subvencionohen mbi 171 mijë aplikime për tekste shkollore

admin