RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Polonia refuzon hyrjen e grurit ukrainas pas 15 shtatorit

polonia-refuzon-hyrjen-e-grurit-ukrainas-pas-15-shtatorit

Ministri polak i Bujqësisë deklaroi se Polonia do të zgjasë ndalimin e importit të drithit ukrainas pas 15 shtatorit.

”Ne nuk do të lejojmë që gruri ukrainas të hyjë në Poloni pas 15 shtatorit, pasi interesat e fermerëve polakë janë për ne më të rëndësishme se çdo rregullore e BE-së”, tha Robert Telus në qytetin polak të Czestochowas.

Më 28 prill, KE arriti një marrëveshje me Poloninë, Bullgarinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Sllovakinë për kufizimet në importet e produkteve agro-ushqimore ukrainase dhe më 2 maj njoftoi miratimin e një ndalimi të përkohshëm për importet e grurit, misrit dhe lulediellit nga Ukraina.

Muajin e kaluar ajo zgjati ndalimin deri më 15 shtator.

Telus është sot në Spanjë për të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë të ministrave të Bujqësisë të BE-së, në mënyrë që të kërkojë mbështetjen e BE-së për zgjatjen e ndalimit.

”Ne e dimë se çfarë mund të ndodhë nëse gruri ukrainas do të hynte në Poloni pas 15 shtatorit”, tha Telus, duke shtuar se kjo do ta vështirësonte situatën pasi ”çmimet e drithit janë të ulëta dhe depot janë plot me drithëra”.

”Meqë jemi të bindur se ky ndalim është në interesin tonë, ne do ta mbrojmë atë”, theksoi ai.

Janusz Kowalski, zëvendësministër i Bujqësisë, shtoi se qeveria polake kishte ofruar tashmë subvencione 3,3 miliardë euro për fermerët polakë, ndërsa ndihma e BE-së ishte vetëm 66,7 milionë euro.

Related posts

Emigrantët kalojnë Kanalin Anglez drejt Mbretërisë së Bashkuar për herë të parë në vitin 2026

admin

Xi: Turqia dhe Kina ndajnë “të njëjtat pikëpamje” për Pa’lestinën dhe Ukrainën

admin

Parisi i përgjigjet kërcënimit të Trump për tarifa me 200%: E papranueshme dhe mizore! Nuk do të mbetet pa përgjigje

admin