RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Polonia thotë se e ka “detyrë” të rrëzojë raketat ruse mbi Ukrainë para se ato të hyjnë në hapësirën e saj ajrore

polonia-thote-se-e-ka-“detyre”-te-rrezoje-raketat-ruse-mbi-ukraine-para-se-ato-te-hyjne-ne-hapesiren-e-saj-ajrore

Varshava e ka “detyrë” të rrëzojë raketat ruse mbi Ukrainë para se ato të hyjnë në hapësirën e saj ajrore, tha sot ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, transmeton Anadolu.

Polonia dhe vendet e tjera në kufi me Ukrainën e kanë “detyrë” t’i interceptojnë raketat ruse para se të hyjnë në hapësirën e tyre ajrore, tha Sikorski gjatë një interviste për Financial Times.

Mbrojtja e hapësirës ajrore kombëtare është parësore pavarësisht kundërshtimit të NATO-s, vuri në dukje ai.

“Anëtarësia në NATO nuk tejkalon përgjegjësinë e secilit vend për mbrojtjen e hapësirës së tij ajrore – është detyra jonë kushtetuese”, tha ai.

Sikorski shtoi se do të ishte vetëmbrojtje legjitime meqenëse pasi të kalojnë në hapësirën ajrore kombëtare, rreziku i mbeturinave që të lëndojnë dikë është i madh.

Duke cituar zyrtarë ushtarakë, agjencia shtetërore e lajmeve PAP raportoi sot se Polonia ka përgatitur avionët dhe ka vënë sistemet e saj të mbrojtjes ajrore në gatishmëri pasi Rusia nisi një sulm masiv ajror në Ukrainën fqinje gjatë natës së të hënës.

“Të gjitha procedurat e nevojshme janë nisur për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore polake”, ka thënë ndërkohë komanda operacionale e forcave të armatosura të Polonisë në një deklaratë, duke shtuar se po “monitoron situatën”.

Related posts

Putin: Rusia dhe Koreja e Veriut kanë mundësi për bashkëpunim ushtarak

rezart morina

Borrell: E ardhmja e Ga’zës ka të bëjë me gjithë Lindjen e Mesme

admin

Shkollat në shtetet e pasura po bëjnë përparime të dobëta, si po ndikon rritja e ankthit dhe problemet e shëndetit mendor te fëmijët! Zhvillimi i trurit, mënyra më e besueshme për të nxitur rritjen ekonomike

admin