RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Polonia u kërkon qytetarëve të saj të largohen nga Irani “menjëherë”

polonia-u-kerkon-qytetareve-te-saj-te-largohen-nga-irani-“menjehere”

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, u ka kërkuar qytetarëve polakë të largohen menjëherë nga Irani, duke shtuar se “në asnjë rrethanë askush nuk duhet të udhëtojë drejt atij vendi”, ndërsa paralajmëroi se perspektiva e një konflikti aktiv është “shumë, shumë reale”.

Tusk tha se konflikti mund të shpërthejë brenda “disa, një duzine ose disa dhjetëra orësh” dhe “evakuimi mund të mos jetë më një opsion”, ka cituar Guardian.

“Ju lutem, merreni seriozisht këtë. Kemi pasur përvoja të këqija në të kaluarën me njerëz që i kanë injoruar këto paralajmërime. Prandaj, dua ta theksoj edhe një herë: largohuni menjëherë nga Irani ose anuloni planet tuaja të udhëtimit. Nëse shpërthen një konflikt i nxehtë, askush nuk do të jetë në gjendje t’ju garantojë një rrugëdalje”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Related posts

Qindra protestojnë në Suedi kundër sulmeve izraelite në Gaza

Irfan Jahiu

Gati 76 milionë njerëz të zhvendosur nga lufta dhe fatkeqësitë në mbarë botën

Muhamet Ramadani

Zgjedhjet në Shqipëri – probleme në disa zona, pjesëmarrja 18.94% deri në 12:00

Muhamet Ramadani