RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zgjedhjet në Shqipëri – probleme në disa zona, pjesëmarrja 18.94% deri në 12:00

zgjedhjet-ne-shqiperi-–-probleme-ne-disa-zona,-pjesemarrja-18.94%-deri-ne-12:00

Sot mbahen zgjedhjet vendore në vendin tonë, ku pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj dhe 1,603 anëtarë të këshillave bashkiake në të gjithë vendin.

Kjo shifër është raportuar nga 3968 qendra votimi, nga 5211 QV në total. 417 936 qytetarë kanë votuar deri tani, nga 3.650.550 zgjedhës në lista, ku 122.545 prej tyre janë votues për herë të parë.

Pjesëmarrjen më të lartë e shënon Pusteci, ndërsa pjesëmarrjen më të ulët Vlora.

Nga 61 bashki, tri prej tyre, Vorë, Kamzë dhe Elbasan ka votim dhe do të ketë numërim elektronik, ku rezultati pritet të dalë 30 minuta pas përfundimit të votimit të qytetarëve.

Sipas informacioneve janë 5211 qendra votimi të ngritura në të gjithë vendin.

44 parti janë regjistruar në zgjedhje nga të cilat 38 janë jashtë koalicioneve. Dy koalicione janë në zgjedhje, “Bashkë Fitojmë” me kryetar Ilir Metën dhe “Aleanca Liberale e Djathtë” me kryetar Artur Roshin.

Këtë të diel garojnë 144 kandidatë për kryetar bashkie, kurse për këshilla bashkiakë garojnë 23.762 kandidatë. Votimi dhe numërimi elektronik do të zbatohet në tre bashki me 401 qendra votimi.

Në Elbasan janë 224 qendra votimi dhe pritet të votojnë 171.225 qytetarë. Në Kamëz janë 133 qendra votimi dhe pritet të votojnë 108.799 qytetarë. Në Vorë janë 44 qendra votimi dhe pritet të votojnë 30.822 qytetarë.

Related posts

Historiani francez: Izraeli shkatërroi kulturën 4000-vjeçare në Gaza

admin

Raportim: Hakerët vjedhin të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit dhe i ofrojnë për shitje

admin

Numër rekord i sirianëve bëhen shtetas gjermanë në vitin 2022

rezart morina