RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Polonia urdhëron blerje armësh në vlerë prej 23,8 miliardë dollarësh

polonia-urdheron-blerje-armesh-ne-vlere-prej-23,8-miliarde-dollaresh

Polonia ka urdhëruar blerjen e armëve për pothuajse 24 miliardë dollarë për të rritur sigurinë mes tensioneve rajonale pas luftës Rusi-Ukrainë, me Varshavën që mbështet hapur Ukrainën dhe fqinjin e saj, Bjellorusinë, që është në anën e Rusisë, transmeton Anadolu.

Siç raportojnë mediat lokale, Varshava ka porositur një paketë të re masive armatimi me vlerë prej rreth 23,8 miliardë dollarësh.

Paketa u nënshkrua nga ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, në Ekspozitën e 31-të Ndërkombëtare të Industrisë së Mbrojtjes, që u mbajt në qytetin jugor Kielce. Paketa përfshin sisteme të mbrojtjes ajrore, sisteme raketore kundër anijeve dhe drone.

Mediat raportojnë se gjithashtu do të blihen 48 bateri të reja të sistemit të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme ‘Patriot’ të prodhuar nga SHBA-ja, komponentë për sistemin e mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër ‘Narew’, pajisje për dy njësi të reja raketore detare dhe rreth 1.700 dronë vëzhgimi ‘FlyEye’ të prodhimit polak.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Blaszczak theksoi se vendi po ndërton me sukses një sistem shumë-shtresor të mbrojtjes kundërajrore dhe antiraketore.

Duke komentuar paketën, presidenti Andrzej Duda tha se pajisjet e reja ushtarake të porositura do të ndihmojnë në “garantimin e sigurisë së Polonisë dhe të gjithë banorëve të saj, si dhe fqinjëve dhe të gjithë krahut lindor të aleancës së NATO-s”.

Duda po ashtu theksoi se sistemi i fundit i mbrojtjes ajrore i Polonisë do të jetë më i avancuari në Evropë.

Më 22 gusht, SHBA-ja miratoi shitjen në Poloni të 96 helikopterëve të tipit ‘AH-64E Apache’ dhe të aparaturës përkatëse për rreth 12 miliardë dollarë.

Një javë para miratimit të SHBA-së, Varshava nënshkroi tre marrëveshje të ndara për të blerë qindra automjete të blinduara për forcat e saj tokësore.

Në vitet e fundit, Polonia nënshkroi marrëveshje me Korenë e Jugut dhe SHBA-në për të blerë qindra tanke dhe raketahedhës të shumtë, me qëllimin për ta formuar ushtrinë polake një nga ushtritë më të forta të Evropës.

Related posts

Kosova në mesin e 18 vendeve që do të marrin ndihmë financiare ushtarake nga SHBA

admin

Morawiecki: Nëse largohemi nga Ukraina, lufta do të vijë te ne

admin

SHBA, Senati voton në favor të shfuqizimit të autorizimit që mundësoi pushtimin e Irakut

rezart morina