RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Portugalia vendos ndalim për mbulimin e fytyrës në ambiente publike

portugalia-vendos-ndalim-per-mbulimin-e-fytyres-ne-ambiente-publike

Portugalia ka ndaluar mbulimin e fytyrës në hapësirat publike, pasi presidenti Antonio Jose Seguro nënshkroi një ligj të propozuar fillimisht nga partia e krahut të djathtë Chega, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi të Pallatit Belem, Seguro e miratoi masën dje, duke njoftuar se ajo trajton një çështje me “ndjeshmëri të madhe sociale dhe kulturore”.

Ai tha se ndryshimet e bëra gjatë procesit parlamentar e kishin bindur atë të nënshkruante ligjin.

Seguro përmendi integrimin social, mos diskriminimin dhe sigurinë publike në mbështetje të masës, si dhe vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me mbulimin e fytyrës.

“Për Presidentin e Republikës, fytyra e pambuluar përbën një dimension themelor të besimit shoqëror, një karakteristikë të shoqërisë portugeze. Bashkëjetesa e përditshme bazohet në njohjen e ndërsjellë dhe mundësinë e krijimit të një marrëdhënieje të drejtpërdrejtë mes njerëzve”, thuhet në deklaratë.

“Dhe të pranohet se gratë duhet të fshehin tërësisht fytyrën e tyre nënkupton një asimetri të papajtueshme me vlerat e barazisë dhe dinjitetit të barabartë mes burrave dhe grave, vlera që formësojnë demokracitë evropiane”, thuhej më tej.

“Nga ana tjetër, në një shoqëri të lirë si e jona, çdo person duhet të jetë në gjendje të jetojë identitetin dhe bindjet e tij brenda një sërë rregullash të përbashkëta që ofrojnë një ‘përvojë të përbashkët’, koncept i pranuar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhej më tej.

Dega e Amnesty International në Portugali e ka kritikuar ligjin si diskriminues, duke theksuar se ai kërcënon të drejtat e grave muslimane që zgjedhin të mbulojnë fytyrën.

Portugalia i bashkohet disa vendeve evropiane, përfshirë Francën, Belgjikën, Austrinë, Danimarkën dhe Holandën, që kanë vendosur kufizime të plota ose të pjesshme për mbulimin e fytyrës në ambiente publike.

Related posts

Arabia Saudite paralajmëron Iranin: “Durimi ynë nuk është i pakufizuar”

Hevzi

Ekipi nga Kosova nxjerrë të gjallë nga rrënojat një 26-vjeçare

Muhamet Ramadani

Kurti thotë se është i gatshëm për zgjedhje, por kërkon unitet politik

Muhamet Ramadani