RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dodik ndërhyn në zgjedhjet e Kosovës, bënë thirrje publike për mbështetje të Listës Serbe

dodik-nderhyn-ne-zgjedhjet-e-kosoves,-bene-thirrje-publike-per-mbeshtetje-te-listes-serbe

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka ndërhyrë drejtpërdrejt në procesin zgjedhor të Kosovës, duke shprehur publikisht mbështetjen e tij për Listën Serbe. Dodik, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i njohur për mohimin e vendimeve të institucioneve dhe gjykatave të Bosnje e Hercegovinës, ka zhvendosur vëmendjen e tij politike drejt Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Dodik u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe të votojnë për Listën Serbe, duke e cilësuar unitetin si faktor kyç për mbrojtjen e interesave të tyre.

“U bëj thirrje të gjithë serbëve në Kosovë që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për Listën Serbe, sepse vetëm një zë serb i fortë dhe i bashkuar mund t’i ruajë të drejtat, sigurinë dhe të ardhmen e popullit tonë në Kosovë. Uniteti është forca jonë, sot më shumë se kurrë”, ka shkruar Dodik.

Reagimi i tij vjen nga Bosnja e Hercegovina, shtet që vazhdon të mos ua lejojë lëvizjen e lirë qytetarëve të Kosovës pa viza, për shkak të bllokimeve politike ku Dodik ka rol të drejtpërdrejtë.

Përfshirja e Dodikut në zgjedhjet e Kosovës shihet si vazhdim i përpjekjeve për ndikim politik në komunitetin serb në Kosovë, në një kohë kur procesi zgjedhor po zhvillohet nën vëmendje të shtuar ndërkombëtare.

Related posts

Ukrainë, centrali bërthamor në Zaporizhzhia shkëputet nga rrjeti i energjisë

admin

BE do të hapë bisedimet për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë javën e ardhshme

admin

“Fatkeqësisht ai vdiq”/ SHBA: Marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve përfshinte edhe Alexei Navalny

admin