RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prattipati takon kryetarët e komunave veriore: Presim qeverisje transparente

prattipati-takon-kryetaret-e-komunave-veriore:-presim-qeverisje-transparente

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Anu Prattipati, është takuar sot me kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile të serbëve të Kosovës në veri të vendit.

Siç bëhet e ditur në një postim të Ambasadës Amerikane, Prattipati ka theksuar pritshmëritë e SHBA-së për qeverisje transparente dhe efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve për të gjithë qytetarët, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë që ka theksuar se janë të përkushtuara t’u shërbejnë të gjitha komuniteteve.

Pas zgjedhjeve të fundit komunale në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, kryetarët nga Lista Serbe e kanë rikthyer pushtetin.

Serbët dhanë dorëheqje nga postet e tyre në institucionet e Kosovës, përfshirë edhe komunat, në nëntor të vitit 2022. Me direktiva të Serbisë, ata bojkotuan edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 2023-s, e më pas edhe mundësinë e ofruar për të shkarkuar kryetarët shqiptarë në katër komunat në veri.

Transferimi i qetë i pushtetit tek kryetarët e nacionalitetit serb në komunat veriore ka qenë një ndër arsyet kryesore që Bashkimi Evropian i ka hequr 50 për qind të masave, ndërkaq ka premtuar heqjen e plotë të tyre në fund të janarit

Related posts

Rreth 300 mijë udhëtarë kaluan në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës gjatë korrikut

admin

“BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor aq sa ne për të”, Rama: Nga fjalët, duhet të shohim vepra premtuese

admin

Gjermania: Tërheqja e trupave amerikane është e “parashikueshme” mes tensioneve me Iranin

RTI