RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Predikimi i Arafatit këtë viti do të transmetohet në 35 gjuhë

predikimi-i-arafatit-kete-viti-do-te-transmetohet-ne-35-gjuhe

Presidenca e Përgjithshme e Çështjeve Fetare në dy Xhamitë e Shenjta do ta përkthejnë predikimin e Ditës së Arafatit për Haxhin 2026 në 35 gjuhë të botës dhe do ta transmetojnë atë përmes platformave të saj dixhitale dhe kanaleve zyrtare.
Njoftimi u bë nga Presidenti i Çështjeve Fetare, Sheikh Prof. Dr. Abdulrahman bin Abdulaziz Al-Sudais, në mbyllje të një forumi shkencor të titulluar Përpjekjet e Arabisë Saudite në Shërbimin ndaj Sistemit Fetar në Dy Xhamitë e Shenjta .

Imami i Xhamisë En-Nebawi, Shejh Ali Hudhejfi do të udhëheqë predikimin e Haxhit 2026 në Xhaminë Namirah

Presidenca ka miratuar gjuhët e mëposhtme për përkthimin e predikimeve të Haxhit në Arafat 2026: anglishte, frëngjishte, indonezishte, urdu, turqishte, persishte, spanjishte, kineze, rusishte, bengalishte, hindishte, malajishte, amharishte, hausishte, suahili, somalishte, pashto, punjabi, tamil, filipinishte, boshnjakishte, gjermanishte, italishte, portugalishte, suedishte, uzbekishte, taxhikishte, nepalishte, sinhalishte, malajalamishte, oromo, tigrinjane, jorubashte, lugandishte dhe lituanishte.

Related posts

Nis intervistimi edhe në Drenas ndaj të dyshuarve për manipulim me vota

Kushtrim Guraj

Analistja amerikane: Deklarata e Macron për Serbinë qesharake. Po përdor kartën e “miqësisë historike” për ta bindur Vuçiqin që të zgjohet

admin

Erdoğan: Industria e mbrojtjes e Turqisë po “bënë histori”

Muhamet Ramadani