RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidentët e Egjiptit dhe EBA-së diskutojnë për çështjet rajonale

presidentet-e-egjiptit-dhe-eba-se-diskutojne-per-ceshtjet-rajonale

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi u takua me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Mohamed bin Zayed Al-Nahyan i cili ka vizituar vendin e tij në kuadër të takimeve zyrtare, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Presidenca egjiptiane thuhet se dy liderët u takuan në qytetin El-Alamein dhe diskutuan për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Në takim u diskutuan edhe rrugët për vazhdimin e punimeve për forcimin e mekanizmave të përbashkëta të bashkëpunimit. Liderët ranë dakord për rritjen e punimeve të përbashkëta arabe në luftën kundër vështirësive që rriten në rajon dhe në botë.

Ndërkohë nuk është dhënë informacion se kur ka filluar dhe sa ditë do të zgjasë vizita e presidentit të EBA-së në Egjipt.

Related posts

Greqi – Roja bregdetare shpëton rreth 90 migrantë

admin

Krizë e paprecedentë ushqimore, 30 milionë fëmijë në botë të kequshqyer

admin

Kurti nga Hamburgu: Skanerët me rreze X rrisin sigurinë në kufijtë e Kosovës

admin