RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Itali

presidenti-begaj-vizite-zyrtare-ne-itali

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, filloi sot një vizitë zyrtare dyditore në Itali, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se Begaj dhe Mattarella zhvilluan një bisedë kokë më kokë e më pas kryesuan delegacionet zyrtare në një takim të zgjeruar.

Gjithashtu theksohet se vizita është “një konfirmim i një dialogu shumë të mirë politik e në nivelet më të larta midis dy vendeve”.

“Gjatë takimit të zgjeruar midis dy delegacioneve, presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet historike e tradicionalisht miqësore midis dy vendeve, solidaritetin dhe gjendjen pranë njëri-tjetrit në momentet më të vështira e delikate, në pjesën më të madhe të historisë së dy popujve”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se presidenti Begaj shprehu ngushëllimet për jetët e humbura gjatë ditëve të fundit në rajonin e Emilia Romagna-s, si dhe e siguroi “presidentin Mattarella për solidaritetin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve me popullin italian në këto momente”.

“Një mirënjohje të veçantë, presidenti Begaj e shprehu për mbështetjen e vyer që Italia i ka dhënë procesit të integrimit evropian të Shqipërisë gjatë gjithë rrugëtimit të këtij procesi. Në kuadër të zhvillimeve rajonale, presidenti Begaj vlerësoi rolin e Italisë për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në Ballkanit Perëndimor, si dhe shprehu mirënjohje për konsiderimin e këtij rajoni si një prioritet dhe për mbështetjen shumë domethënëse të procesit të zgjerimit në kuadër të Bashkimit Evropian, por edhe si një aktor aktiv në kuadër të Procesit të Berlinit”, theksohet në njoftim.

Gjatë vizitës në Itali, Begaj do të takohet dhe me zyrtarë të tjerë te vendit dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Itali.

Related posts

Izraeli ndalon udhëtimin e imamit të Xhamisë Al-Aksa, Shejh Ikrime

rezart morina

Prej disa muajsh e bllokuar, Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miraton paketën e ndihmës për Ukrainën

admin

Asambleja votoi pro pranimit të Kosovës në KiE, reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Një nga arritjet më të rëndësishme politike e diplomatike të Prishtinës

admin