RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe, diskutime mbi Ga’zën

presidenti-biden-pret-te-henen-homologun-e-emirateve-te-bashkuara-arabe,-diskutime-mbi-ga’zen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden do të presë të hënën në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan për bisedime mbi çështje që variojnë nga lufta në Gazë, Sudani dhe zhvillimi i përgjegjshëm i inteligjencës artificiale.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se vizita do të jetë e para e një presidenti të vendit arab në Uashington, duke shtuar se Nënpresidentja Kamala Harris do të takohet veçmas me udhëheqësin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Diskutimet do të përqëndrohen gjithashtu tek ndryshimet klimatike dhe energjia e pastër, u tha zëdhënësi Kirby gazetarëve. /voa

Related posts

Sërish greva në disa aeroporte gjermane

rezart morina

Trump thotë se çështja e armëve bërthamore është një mashtrim, bën thirrje të publikohet urdhëri i FBI-së

admin

Pakistan – Qindra viktima nga moti i keq

admin