RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti bullgar me kancelarin austriak vizitojnë kufirin e Bullgarisë me Turqinë

presidenti-bullgar-me-kancelarin-austriak-vizitojne-kufirin-e-bullgarise-me-turqine

Mediat bullgare shpërndanin të hënën imazhe të presidentit Rumen Radev që bashkë me kancelarin austriak Karl Nehammer uleshin me helikopter në Elhovo, për inspektime në kufirin problematik me Turqinë.

Kancelari Nehammer erdhi për vizitë në Bullgari për të zgjidhur çështjen e kundërshtimit të Austrisë për aderimin e Sofjes në zonën Schenghen prej shqetësimeve të fluksit të emigrantëve.

Bullgaria thotë se ka përmirësuar ndjeshëm organizimin e mbrojtjes në kufirin me Turqinë, me sisteme të reja teknike dhe trajnime të reja të oficerëve kufitarë.

Presidenti Radev tha në konferencën e përbashkët të shtypit me kancelarin se emigracioni ilegal mbetet një sfidë për Bullgarinë dhe Evropën, prandaj dhe po bëhen përpjekje serioze për sfidën.

Në Elhovo, dy liderët vizituan drejtorinë rajonale të policisë kufitare, qendrën e koordinimit dhe ambjentet ku mbahen emigrantët e kapur ilegalë.

Bullgaria ka humbur katër oficerë të policisë kufitare në katër muaj dhe të tjerë janë plagosur në përpjekje, tha presidenti.

“Ne përballemi me banda të organizuara kriminale të trafikut, që kanë lidhje ne disa vende anëtare të BE”, shtoi ai, duke përmendur dhe mbështetjen e marrë për çështjen, në një takim me presidentin turk Erdogan. /tch

Related posts

Opozita e lëshon mbledhjen, dështon Komisioni Hetimor për MPJD-në

admin

Konferenca e konservatorëve në Bruksel, VOA: Kritika ndaj BE-së dhe mbështetjes për Ukrainën

admin

O’Brien: Vuçiç e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm

admin