RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Presidenti Erdoğan dhe Zonja e Parë vizitojnë të shtruarit në spital

presidenti-erdogan-dhe-zonja-e-pare-vizitojne-te-shtruarit-ne-spital

Pas vizitave dhe inspektimeve në rajonet e prekura nga tërmeti, presidenti turk ka vizituar edhe të lënduarit të cilët po trajtohen nëpër spitalet e shtetit.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe gruaja e tij Emine Erdoğan vizituan të lënduarit nga tërmeti, në Basaksehir Cam dhe Sakura City Hospital në Istanbul pas tërmeteve me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë që goditën provincat e shumta të Turqisë, më 13 shkurt 2023.

Evakuimi i të lënduarve të tërmetit, të cilët u shpëtuan nga rrënojat, vijojnë drejt Istanbulit.

Më 6 shkurt, një tërmet i fortë prej 7,7 ballë, me epiqendër në qarkun Pazarcik, tronditi Kahramanmaraş dhe provincat: Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Adana, Adiyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis. Të njëjtën ditë në orën 13:24 (1024 GMT), një tërmet me magnitudë 7,6 me epiqendër në qarkun Elbistan të Kahramanmaraş goditi rajonin.

Related posts

“Hap i rrezikshëm”- Putin paralajmëron Gjermaninë: Përdorimi i armëve të saj nga Ukraina për të goditur objektivat brenda Rusisë…

admin

Pas trysnisë nga Bashkimi Evropian dhe NATO, ky është shteti që do t’i dërgojë Ukrainës raketa kundërajrore

admin

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, mbërrin për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

rezart morina