RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan do të bisedojë në telefon me presidentët Putin dhe Zelenskyy

presidenti-erdogan-do-te-bisedoje-ne-telefon-me-presidentet-putin-dhe-zelenskyy

Zëdhënësi presidencial i Turqisë, İbrahim Kalın, ka bërë të ditur se presidenti Recep Tayyip Erdoğan, gjatë ditës së mërkure do të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë televizive, Kalın tha se Turqia po vazhdon “diplomacinë e saj intensive me të dyja palët” në mes të luftës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë.

“Në të vërtetë, ministrat tanë përkatës, ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, si dhe kolegët e tjerë po vazhdojnë bisedimet me homologët e tyre nga të dyja palët”, tha Kalın.

Ai gjithashtu tha se Turqia ka qenë i vetmi vend që ka sjellë Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e negociatave.

Turqia, e vlerësuar në nivel ndërkombëtar për rolin e saj unik ndërmjetësues midis Rusisë dhe Ukrainës, vazhdimisht i ka bërë thirrje Moskës dhe Kievit që t’i japin fund luftës përmes negociatave.

Kalın gjithashtu tha se viti 2022 ishte një vit “normalizimi” për Turqinë.

Ai shtoi se gjithashtu ishte një “vit shumë gjithëpërfshirës i politikës së jashtme” për Turqinë.

Related posts

Kongresisti amerikan i shkruan Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën mbetet e fortë dhe dypartiake

RTI

Zelensky thirrje Perëndimit: Detyroni Rusinë të bëjë paqe! Nuk mund të negociojmë me Moskën për aq kohë sa…

admin

Harris ka mjaftueshëm mbështetje nga delegatët për të qenë kandidate e demokratëve

admin