RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdogan do të vizitojë Afrikën e Jugut për Samitin e Liderëve të G20-ës

presidenti-erdogan-do-te-vizitoje-afriken-e-jugut-per-samitin-e-lidereve-te-g20-es

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të udhëtojë për në Republikën e Afrikës së Jugut për të marrë pjesë në Samitin e 20-të të Liderëve të G20-ës, që do të mbahet në Johanesburg më 22-23 nëntor, transmeton Anadolu.

Drejtori i Komunikimit të Presidencës, Burhanettin Duran në platformën turke “NSosyal” ndau informacionin e mëposhtëm në lidhje me vizitën:

“Presidenti ynë gjatë seancave të ndryshme do të mbajë fjalime në Samitin i cili do të mbahet nën temën kryesore ‘Solidaritet, Barazi, Qëndrueshmëri’. Me rastin e Samitit, parashikohet që presidenti ynë të takohet me liderët e G20-ës, veçanërisht me presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare”.

Related posts

Ukraina nënshkruan marrëveshje sigurie me BE-në, Estoninë dhe Lituaninë

admin

Franca përgatitet të dëbojë emigrantët e parregullt nga territori ishullor Mayotte

admin

Kërkesa për heqjen e sanksioneve nga BE, Albin Kurti: Nuk dua të spekuloj!

admin